Pamjet e publikuara gjatë protestës para Kuvendit hedhin dyshime mbi pretendimin se një prej protestuesve, i fotografuar më pas duke u transportuar me ambulancë, është plagosur si pasojë e ndërhyrjes së policisë.
Në videon e përplasjes shihet momenti kur, teksa hidhen sende të forta në drejtim të efektivëve, një protestues goditet në kokë nga një objekt që duket si gur ose pllakë nga shtrimi i trotuarit.
Personi i lënduar në video përputhet me protestuesin që shfaqet në foton e publikuar më vonë: ai mban të njëjtën bluzë të zezë, të njëjtën varëse me kryq dhe paraqet një plagë në anën e djathtë të kokës, në të njëjtin vend ku duket se është goditur në pamjet filmike.
Pamjet sugjerojnë se plagosja ka ndodhur gjatë hedhjes së sendeve të forta nga vetë grupi i protestuesve dhe jo si pasojë e një ndërhyrjeje të policisë.
/TemA


