100 vite burg në total, vendosi Gjykata e Breshias për 15 anëtarë të klanit “Çela”, mes të cilëve edhe vëllezërit nga Elbasani, Shkëlqim dhe Gerardo Pashja.

Kronike

Publikuar: 23/07/2026

100 vite burg në total, vendosi Gjykata e Breshias për 15 anëtarë të klanit “Çela”, mes të cilëve edhe vëllezërit nga Elbasani, Shkëlqim dhe Gerardo Pashja.

Gjatë procesit me gjykim të shkurtuar, Pashjat u dënuan me 29 vite burg gjithsej.

Sipas hetimeve klani shqiptar i lidhur me Suel Çelën, kishte ngritur në Breshia një bazë të trafikut të drogës.

Bashkëpunëtorë në transportin dhe magazinimin e drogës kishin 45-vjeçarin Simone Paolisso, 57-vjeçarin Roberto Gottardi dhe 38-vjeçarin Fabrizio Manza.Një tjetër banor i zonës, Marco Morandi, mbante lidhjet me nivelet më të larta të organizatës.

Nga droga e shitur me pakicë në lokalet e zonës së Liqenit të Gardës, Veronës dhe Breshias, hetuesit arritën të rindërtonin rrugët e trafikut të lëndës narkotike.

Në nëntor të vitit 2021, njëri prej italianëve të dënuar, u ndalua në Verona me 250 kilogramë kokainë ende të papërzier e cila ishte destinuar për në bazën e organizatës në Breshia. 

Nga zbërthimi i komunikimeve në Sky ECC pala italiane dhe SPAK zbuluan se drejtuesit e klanit Çela nga Elbasani lëviznin në vende të ndryshme të botës, drejt Kolumbisë dhe Ekuadorit për të takuar prodhuesit e kokainës në Amerikën e Jugut, por edhe në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Dubai.

Ngarkesat me kokainë të pastër mbërrinin në portet e Belgjikës dhe Holandës, ku organizata kishte bashkëpunëtorë. Më pas ato ngarkoheshin në kamionë dhe transportoheshin në magazina të marra me qira në Breshia.

Pasi mbërrinte në Breshia, droga, e cila në atë fazë kishte një vlerë me shumicë prej 40 mijë eurosh për kilogram, shpërndahej te organizata më të vogla në qytete të ndryshme të veriut të Italisë. Fitimet e drogës dërgoheshin në Shqipëri me autobusë të linjës Breshia-Elbasan.

Me 8 vite burg është dënuar edhe Genti Berisha, i cili më 23 qershor aksidentoi për vdekje një polic nga Milano, teksa ai o e ndiqte.

Në prokurori, Berisha, pjesë e klanit çela pati deklaruar se nuk i kishte ndaluar efektivit, pasi kishte hashash me vete.

/Voxnews