Gafa me zgjedhjet për sekretariatet në PD, Lorenc Luka kërkoi të mos futej në garë, por…mesazhi i tij u lexua me vonesë

Politikë

Publikuar: 16/07/2026

Gafa me zgjedhjet për sekretariatet në PD, Lorenc Luka kërkoi të mos futej në garë, por…mesazhi i tij u lexua me vonesë

Gara për sekretarin për të përndjekurit politikë në PD u fitua nga Shkëlqim Lepenica, i cili mori 55 vota më shumë se ish deputeti dhe ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Lorenc Luka.

Gjatë konferencës së sotme për shtyp, teksa vlerësoi kandidatët në garë, Berisha zbuloi një gafë të zyrtarëve të partisë që administruan procesin zgjedhor.

Kreu i demokratëve tha se Luka kishte kërkuar përmes një mesazhi që të mos ishte pjesë e garës, por mesazhi i tij nuk ishte lexuar në kohë.“Kam një ndjesë publike për Lorenc Lukën, i cili ka dërguar një mesazh me të cilin informon se nuk dëshiron të kandidojë, por mesazhi është lexuar me vonesë. Unë, duke shprehur konsideratën më të lartë, për të gjithë kontributet e tij e gjej të domosdoshme t’i kërkoj ndjesë për vendosjen e tij në listë për shkak të leximit me vonesë të mesazhit që kishte dërguar”, tha Berisha.