Merret vendimi, Shqipëria hap ambasadën e saj në Dublin

Politikë

Publikuar: 15/07/2026

Merret vendimi, Shqipëria hap ambasadën e saj në Dublin

Këshilli i Ministrave ka vendosur hapjen e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Dublin, Republika e Irlandës.

Vendimi synon zgjerimin e pranisë diplomatike të Shqipërisë dhe forcimin e marrëdhënieve dypalëshe me Irlandën, si edhe rritjen e mbështetjes konsullore për qytetarët shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në këtë vend.