Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

Kryesore

Publikuar: 16/07/2026

Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

Në orët e para të mëngjesit të së enjtes, Këshilli Kombëtar i PD ka përfunduar votimin për zgjedhjen e nënkryetarëve, krerët e Sekretariateve e Komisionit të Apelimit.

Pa surprizë dhe mes polemikash të shumta, Flamur Noka është rikonfirmuar Sekretar i Përgjithshëm, pasi në moment të fundit u zbulua se përballë tij kishte Saimir Korreshin. Ndërkohë, vetë Korreshi pranoi se vendimi ishte dhënë pikërisht ditën e zgjedhjeve dhe arriti të siguronte vetëm 84 vota, ndryshe nga rivali i tij që mori 184

Në mbledhjen e së mërkurës, ai u cilësua nga Ilirjana Kuçana si “fenomen që duhet luftuar.” Anëtarja e Këshillit e pyeti drejtpërdrejt kryetarin Sali Berisha për rikandidimin e Nokës.

Gazment Bardhi gjithashtu nuk lëviz nga vendi i tij si kryetar grupi dhe as Agron Gjekmarkajduke mbetur si nënkryetarë. Emrave të tyre u bashkohen Belind Këlliçi që ka mundur Luçiano Boçin duke marrë 177 vota, Nikola Kedhi si përfaqësues i të rinjve dhe Erisa Bajaziti si përfaqësuese e diasporës.

Klevis Balliu, i cili bëri fushatë si nënkryetar, ka zëvendësuar Ervin Minarollin si Sekretar Organizativ duke fituar kundrejt Agron Lokës.

Sekretar i Përgjithshëm

Flamur Noka: 184 vota

Saimir Korreshi: 84 vota

Sekretar Organizativ

Klevis Balliu

Sekretar për Burimet Njerëzore

Andi Mustafaj

Sekretar për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore

Marash Logu

Sekretare për Marrëdhëniet me Publikun

Viola Kapedani

Sekretare për Organizatat Partnere dhe Shoqërinë Civile

Eva Metaj

Sekretare për Integrimin Evropian

Fjoralba Dizdari

Sekretar për Emigracionin dhe Diasporën

Ethem Aga

Sekretar për Dixhitalizimin

Etion Kapedani

Sekretar për Infrastrukturën dhe Territorin

Gentian Kaprata

Sekretare për Çështjet e Pronave dhe Luftën kundër Korrupsionit

Endira Bushati

Sekretar për të Drejtat e Njeriut

Franc Nuri

Sekretar për të Përndjekurit Politikë

Shkëlqim Lepenica

Sekretar për Pushtetin Lokal

Ylli Asllani

Sekretar për Aksionin Qytetar

Erges Eskiu

Nënkryetar

Belind Këlliçi 177 vota 

Luçiano Boçi 113 vota

Nënkryetar

Jonathan Pano 101 vota 

Nikola Kedhi 174 vota

Nënkryetar

Besa Manaj 69 vota 

Erisa Bajaziti 193 vota 

Komisioni i Apelimit

Adriana Kalaja

Besart Logu

Shaqir Manjani

Suina Asllanaj

Gentian Koçi