Një grua rreth 40 vjeç dyshohet se ka humbur jetën pasi është vetëmbytur në zonën e Liqenit të Thatë.
Sipas informacioneve paraprake nga burime, gruaja kishte shkuar pranë liqenit, ku kishte lënë automjetin dhe sendet e saj personale, ndërsa më pas dyshohet se është vetëmbytur.
Ngjarja ka ndodhur rreth një orë më parë, ndërsa shkaqet mbeten ende të paqarta.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të rastit.
Mësohet se pritet të merren në pyetje familjarët e viktimës, ndërsa priten edhe të dhëna zyrtare nga autoritetet.