Shpërthime të fuqishme në Kiev, Rusia sulmon kryeqytetin me raketa

Botë

Publikuar: 11/07/2026

Shpërthime të fuqishme në Kiev, Rusia sulmon kryeqytetin me raketa

Të paktën pesë shpërthime u dëgjuan në orët e para të së shtunës në Kiev, ku autoritetet ngritën alarmin për një sulm me raketa ruse, sipas gazetarëve të AFP në vendngjarje.

Sirenat e sulmit ajror filluan të binin disa minuta pas shpërthimit të parë.

“Armiku po sulmon kryeqytetin me raketa. Qëndroni në vende të sigurta!” shkroi në Telegram Tymur Tkachenko, kreu i administratës ushtarake të kryeqytetit.