Aksident i rëndë në aksin e vjetër Fier–Vlorë, “BMW” përplaset me kamionçinën, plagoset pasagjeri

Aktualitet

Publikuar: 10/07/2026

Aksident i rëndë në aksin e vjetër Fier–Vlorë, “BMW” përplaset me kamionçinën, plagoset pasagjeri

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin e vjetër Fier–Vlorë, në vendin e quajtur “Kthesa e Qarrit”, ku janë përplasur një automjet tip “BMW” dhe një kamionçinë e ngarkuar me ushqim për bagëti.

Si pasojë e përplasjes së fortë, ka mbetur i plagosur pasagjeri që udhëtonte në kamionçinë i cili është transportuar me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal Fier, ku po merr ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, ndërsa po punojnë edhe për normalizimin e qarkullimit në këtë segment rrugor.