Vrasja e Egli Progës, prokuroria mbyll hetimet dhe komunikon akuzat për 5 persona

Kronike

Publikuar: 09/07/2026

Vrasja e Egli Progës, prokuroria mbyll hetimet dhe komunikon akuzat për 5 persona

Me përfundimin e hetimeve, organi i akuzës u ka komunikuar akuzën e vrasjes me dashje të kryer në bashkëpunim, Denis Meçe dhe Leonidha Guçe, ndërsa për Arjan Manellari, Voltan Shkulaku dhe Andi Shkulaku rëndojnë akuzat e moskallëzimit të krimit të kryer në bashkëpunim dhe kryerja e veprimeve që pengojnë zbardhjen e së vërtetës.

Ndaj dy të akuzuarve për vrasjen me dashje të kryer në bashkëpunim, gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” ndërkohë që tre të akuzuarit e tjerë po hetohen me masa më të lehta sigurie, detyrim paraqitje.

Ekspertiza mjeko ligjore konfirmoi se 42 vjeçari kishte vdekur si pasojë e hemorragjisë cerebrale në cipën e trurit e shkaktuar nga goditja me grusht. Përveç ekspertizës mjeko ligjore prokuroria mbështeti akuzën ndaj personave të përfshirë në vrasje edhe mbi dëshmi dhe ekspertimin e kamerave të bizneseve që ndodheshin në afërsi të vendit të ngjarjes.