“Maskohen si shqiponja diaspore”, Balla nxjerr zbuluar dy protestuesit: Janë arrestuar me 11 mijë doza drogë

Aktualitet

Publikuar: 08/07/2026

“Maskohen si shqiponja diaspore”, Balla nxjerr zbuluar dy protestuesit: Janë arrestuar me 11 mijë doza drogë

Pasditen e të mërkurës, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka zbuluar se dy prej protestuesve janë arrestuar nga Policia për drogë.

Ai zbulon se bëhet fjalë për shtetasit e identifikuar si Egzon Azemi dhe Besnik Mujeci, të cilët janë vënë në pranga për shitje droge.

“Transparenca e Protestës, identifikojmë sorrat. Kur unë flas për sorra inkubatorësh të urrejtjes nga Prishtina dhe Tetova, të cilët maskohen si shqiponja diaspore e kam fjalën për tipa si këta në video që sigurisht nuk kanë si të jenë pro qeverisë së Tiranës. Normal janë kundër Edi Ramës. Edhe kundër meje, pse jo. Sepse i kemi arrestuar me 11 mijë doza drogë” shkruan Taulant Balla në postimin e tij.