FOTO/ Sulmi ndaj Komisariatit nr. 3, identifikohen protestuesit e dyshuar; njëri prej tyre shfaqet në foto me ish-mafiozin John Alite

Kronike

Publikuar: 05/07/2026

FOTO/ Sulmi ndaj Komisariatit nr. 3, identifikohen protestuesit e dyshuar; njëri prej tyre shfaqet në foto me ish-mafiozin John Alite

Pas përshkallëzimit të protestës para Komisariatit nr. 3 në Tiranë, policia ka nisur identifikimin e personave të dyshuar që sulmuan ambientet e institucionit.

Në pamjet e administruara pas protestës shfaqen disa persona që dyshohet se kanë goditur me sende të forta xhamat dhe derën hyrëse të komisariatit, ndërsa një pjesë e tyre tentuan të hynin brenda godinës.

Sipas burimeve, disa prej protestuesve kishin përdorur maska për të fshehur identitetin, por autoritetet kanë përdorur pamje filmike dhe postime në rrjetet sociale për t’i identifikuar.