Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e vona të së premtes që lamë pas, kur një shofer 42-vjeçar humbi jetën për shkak se një gur masiv ra nga mali mbi makinën e tij, në aksin Prrenjas-Librazhd.
Aksidenti i rëndë ka ndodhur në fshatin Hotolisht, ndërkohë policia po punon për dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të rastit.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 22:30, në aksin rrugor “Prrenjas–Librazhd”, në fshatin Hotolisht, dyshohet se është shkëputur një gur nga mali dhe ka rënë mbi automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin A. H., 42 vjeç, banues në fshatin Gjergjan, Elbasan, i cili ka humbur jetën.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të rastit.