Agron Shehaj interviston protestuesen: Thotë që e meritoj të jem kryeministër

Politikë

Publikuar: 29/06/2026

Agron Shehaj interviston protestuesen: Thotë që e meritoj të jem kryeministër

Agron Shehaj ka dalë me mikrofon për të marrë disa intervista në sheshin e protestës në kryeqytet.

Ai ka zgjedhur të publikojë në rrjetet sociale një qytetare e cila i thotë se e meriton të jetë kryeministër, duke i kërkuar ta bërtasë më fort këtë gjë.

Kreu i Mundësia, që nga fillimi i protestës thotë se ka marrë një mbështetje të madhe nga protestuesit që e shohin si një lider të ardhshëm të qeverisjes, ku ka intervistuar mjaft qytetarë dhe ka prodhuar shume reels-a për rrjetet sociale.

/Tema