Rama i akordon Medaljen e Artë të Mirënjohjes Publike ish-presidentit François Hollande: Kontribut në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve

Politikë

Publikuar: 26/06/2026

Rama i akordon Medaljen e Artë të Mirënjohjes Publike ish-presidentit François Hollande: Kontribut në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve

Kryeministri Edi Rama i ka akorduar Medaljen e Artë të Mirënjohjes Publike ish-presidentit francez, François Hollande. Në një postim në rrjete sociale, ai ka ndarë edhe disa foto nga takimi i tij me Hollande, gjatë vizitës së këtij të fundit në Shqipëri.

Postimi i plotë i kryeministrit:

Kënaqësi dhe privilegj të mirëprisja Presidentin e Francës, François Hollande.

Në shenjë mirënjohjeje për miqësinë, mbështetjen dhe kontributin e tij në forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Francës, pata nderin t’i akordoj Medaljen e Artë të Mirënjohjes Publike

Vlerësim edhe për mbështetjen e tij të vazhdueshme në promovimin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, për inkurajimin e rrugëtimit tonë europian dhe për besimin se vendi ynë ka një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në një Evropë të bashkuar.