Kryetari i Shoqatës Çamëria, Irtan Sejko, i bëri thirrje Parlamentit të ndërmarrë hapa konkretë për miratimin e një rezolute që kërkon reciprocitet dhe njohjen e gjenocidit ndaj çamëve.
Ai kërkoi gjithashtu heqjen e ligjit të luftës që Greqia mban ende në fuqi ndaj Shqipërisë, duke e cilësuar si absurde që dy vende fqinje vazhdojnë të kenë një pengesë të tillë në marrëdhëniet mes tyre.
Sipas tij, anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian do të ndihmonte në kapërcimin e barrierave të tilla.
” Është një rezolutë ku kërkohet reciprocitet dhe të njihet gjenocidi i çamëve. Këtë dokument të rëndësishëm Parlamenti e ka.
E dyta është deklarata për heqjen e ligjit të luftës. Është absurde që dy vende fqinje nuk heqin dot ligjin e luftës që Greqia e ka në raport me Shqipërinë. Ligji i luftës është me shtetin shqiptar, që e përfaqëson ai Parlament ku ishim ne sot.
Duhet të futet në rrugë të tjera dhe nuk kanë pse kompleksohen. Ke gjithë këto marrëveshje me shtetin grek dhe të mban peng kjo gjë.
Anëtarësimi në BE i ul këto barriera. Ne urojmë të ndodhë sa më shpejt, se do të përfitonte vendi ynë dhe shqiptarët e Çamërisë.” / abcnews.al /