“Ky është një vëzhgim shumë i mirë,” tha Gates, i cili pranoi se kishte parë disa nga punonjëset femra të Epsteinit në fund të një takimi në një nga avionët e tij. Ai shtoi: “Mund të kem qenë në praninë e viktimave.”
Si pjesë e hetimit të vazhdueshëm të komitetit të mbikëqyrjes, paneli kërkoi dëshminë e Gates pas publikimit të dokumenteve shtesë për Epstein nga Departamenti i Drejtësisë këtë vit, të cilat ngritën pyetje mbi lidhjet e tij me financierin.
Paneli publikoi gjithashtu të martën transkriptin e asistentes shumëvjeçare të Epsteinit, Lesley Groff, e përshkroi ish-shefin e saj si një “manipulator mjeshtër” dhe tha se nuk kishte dijeni për krimet e tij. Groff zbuloi se ajo kishte lidhur Epsteinin dhe Presidentin Donald Trump, atëherë një qytetar i zakonshëm, në telefon disa herë gjatë një periudhe prej 10 vitesh, por tha se nuk e dinte përmbajtjen e atyre bisedave. Trump ka mohuar prej kohësh çdo shkelje të lidhur me Epsteinin, si dhe çdo akuzë për sjellje seksuale.
Në intervistën e tij, Gates shpjegoi se si Epstein kishte tentuar të përdorte informacione rreth jetës së tij personale përfshirë faktin se ai kishte tradhtuar të shoqen, Melinda French Gates, për ta vënë nën presion.
Pas ndërprerjes së marrëdhënieve me Epsteinin në vitin 2014, Gates kujtoi një rast kur Epstein i kishte dërguar një email duke kërkuar “rimbursim” për shpenzime që ai kishte paguar lidhur me një grua me të cilën Gates kishte pasur një lidhje.
“Unë i komunikova Larry Cohen se ne nuk do të paguanim asgjë,” dëshmoi Gates.
Gates u prezantua me Epstein në vitin 2011 përmes një prej punonjësve të tij më të besuar, Dr. Boris Nikolic, të cilin Gates beson se i kishte treguar Epsteinit për dy nga lidhjet e tij jashtëmartesore. Hetuesit, gjatë seancave me dyer të mbyllura, e pyetën Gates për mundësi të tjera lidhjesh jashtëmartesore, duke argumentuar se kjo ishte e rëndësishme për të përcaktuar nëse Gates kishte ndonjë lidhje tjetër me pedofilin.
Por Gates dhe ekipi i tij ligjor e kundërshtuan këtë. Miliarderi i teknologjisë iu referua konkretisht email-eve që Epstein duket se i kishte shkruar vetes në vitin 2013, të cilat përmbajnë një sërë akuzash grafike dhe të paverifikuara ndaj Gates, dhe argumentoi se Epstein do të kishte përmendur edhe lidhje të tjera nëse do të ekzistonin.
“Mendoj se Epstein, kur shkruante e-maile për veten, merrte çdo gjë negative të mundshme që dinte, dhe disa gjëra që janë plotësisht të pavërteta, dhe i fuste në to,” tha Gates. “Dhe kështu mendoj se, nëse në ndonjë mënyrë të çuditshme ai do të kishte zbuluar diçka negative për mua, ne do ta kishim parë në e-mailet që ai i ka dërguar vetes.”
Në këto shënime të shkruara si rrjedhë mendimesh, të mbushura me gabime drejtshkrimore dhe akuza të ashpra, të cilat Gates ka deklaruar se janë të pavërteta, Epstein duket se pretendon se ka mundësuar takime për Gates dhe se e ka ndihmuar të sigurojë ilaçe për t’i fshehur një infeksion seksualisht të transmetueshëm të shoqes.
Në intervistën me dyer të mbyllura, Gates tha: “Unë kurrë nuk kam pasur ndonjë sëmundje seksualisht të transmetueshme”, por shtoi se “është e mundur” që i kishte komunikuar Nikolicit se shqetësohej se mund të kishte një të tillë.
Pas takimit me Epsteinin në vitin 2011, Gates tha se ishte në dijeni se financieri kishte një “dënim penal” që ishte “i natyrës seksuale”, por megjithatë tha se ishte i interesuar të kishte një marrëdhënie profesionale me të, pasi Epstein pretendonte se mund të siguronte miliarda dollarë për shëndetin global.
Deri më sot, Gates tha se pendohet që nuk e mori më seriozisht reputacionin e keq të Epsteinit gjatë ndjekjes së një mundësie filantropike që nuk u realizua kurrë. Edhe pse Epstein u përpoq ta ftonte atë në ishullin e tij ose në evente shoqërore, Gates tha se ishte i kujdesshëm të mos kalonte atë kufi për shkak të dënimit penal të Epsteinit.
“Ndiej keqardhje që nuk e mora më shumë në konsideratë këtë,” dëshmoi Gates.
Gates gjithashtu tha se habit mënyra se si Epstein arriti të grumbullonte pasurinë e tij dhe vuri në dukje se apartamenti i Epstein në Neë York ishte një nga shtëpitë më “të mëdha” në Manhattan që ai kishte parë.