Ish-presidenti francez François Hollande vizitë dyditore në Tiranë,  në fokus takimet për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Politikë

Publikuar: 24/06/2026

Ish-presidenti francez François Hollande vizitë dyditore në Tiranë,  në fokus takimet për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Ish-presidenti francez François Hollande ka mbërritur për një vizitë në Shqipëri me ftesë të studentëve të Kolegjit të Evropës në kampusin e Tiranës.

Sipas njoftimit të ambasadës franceze, Hollande do të zhvillojë një vizitë dyditore ku në axhendë përfshihen disa takime me përfaqësues të institucioneve shqiptare, të përqendruara kryesisht në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Kjo bisedë do të mbahet në orën 17:30 në Kolegjin e Europës.

Në orën 19:00, do të ketë edhe një ceremoni dekorimi për ish-presidentin.Hollande është anëtar i Komitetit të Punëve të Jashtme të Asamblesë Kombëtare të Francës.