Rama mbledh nesër në mëngjes drejtuesit politikë të qarqeve

Politikë

Publikuar: 23/06/2026

Rama mbledh nesër në mëngjes drejtuesit politikë të qarqeve

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë nesër në orën 08:30, në selinë e Partisë Socialiste, drejtuesit politikë të qarqeve në një takim që vjen në një moment të ndjeshëm politik.

Mbledhja zhvillohet vetëm pak ditë pas takimit të zgjeruar me grupin parlamentar dhe anëtarët e qeverisë, ndërsa në Tiranë prej më shumë se tre javësh vijojnë protestat qytetare kundër qeverisë.

Takimi i paralajmëruar vjen teksa protesta ka hyrë në ditën e saj të 24-t dhe presioni publik ndaj qeverise mbetet i lartë.

Burime nga mbledhja e fundit e grupit parlamentar kanë bërë me dije se kryeministri ka kërkuar angazhim më të madh të deputetëve dhe drejtuesve socialistë në komunikimin me qytetarët, veçanërisht në rrjetet sociale, aty ku përmbajtjet që lidhen me protestat po marrin vëmendje të konsiderueshme.