Ofendoi ministrin Malaj me fjalën ‘maskara’/ Byroja e Kuvendit lë në fuqi përjashtimin e Agron Shehajt nga parlamenti për 30 ditë

Politikë

Publikuar: 22/06/2026

Ofendoi ministrin Malaj me fjalën ‘maskara’/ Byroja e Kuvendit lë në fuqi përjashtimin e Agron Shehajt nga parlamenti për 30 ditë

Byroja e Kuvendit ka lënë në fuqi përjashtimin me 30 ditë të Agron Shehajt nga Kuvendi.

Shehaj u përplas me ministrin e Financave, Petrit Malaj, i cili i përmendi deputetit kompanitë e tij private, duke i thënë: “Tani do merremi ne me ty”.

Kjo solli reagimin e Shehajt, i cili iu përgjigj nga foltorja: “Po nëse më kërcënon mua këtu në Kuvend, çfarë i bën një qytetari të thjeshtë që del në protestë ti, mor maskara?”.

Me kërkesën e Taulant Ballës dhe një grupi deputetësh socialistë, Sekretariati i Etikës vendosi përjashtimin e Shehajt.