Një grup protestuesish kalojnë sërish natën para Kryeministrisë, bulevardi vijon i bllokuar

Kronike

Publikuar: 22/06/2026

Një grup protestuesish kalojnë sërish natën para Kryeministrisë, bulevardi vijon i bllokuar

Një grup i vogël protestuesish kanë kaluar natën përpara kryeministrisë dhe gjenden ende aty edhe mëngjesin e sotëm.

Ata janë ulur në disa karrige metalike, ndërsa në shkallët e kryeministrisë shihen edhe këpucë, një simbol për të larguarit në emigrim.

Policia ndodhet e pranishme, ndërsa qarkullimi i makinave në bulevard vijon të jetë i bllokuar që nga dita e djeshme.

Edhe pas përfundimit të protestës të së shtunës, një grup protestuesish vijuan qëndrimin e tyre para godinës së qeverisë, i cili zgjati përgjatë gjithë ditës së diel.