Trump-Meloni, aleatët që u kthyen papritur në armiq

Botë

Publikuar: 20/06/2026

Trump-Meloni, aleatët që u kthyen papritur në armiq

Vazhdon përplasja Meloni & Trump, të cilët para një viti lavdëronin njëri-tjetrin me tonet më të larta…

Duket se tashmë nga miqësia e dikurshme nuk ka mbetur shumë.

Pas talljes së Trumpit se në Samitin G7, Meloni e ka lutur të bëjnë një fotografi bashkë, Meloni e quajti shefin e Shtëpisë së Bardhë – gënjeshtar. Kaq ashpër s’i është përgjigjiur asnjë lider europian Trumpit.

Meloni është politikane e djathtë, nuk ka asnjë lidhje me të majtën. Pas përgjigjjes së Melonit, Trump tha se kryeministrja e Italisë nuk gëzon popullaritet.

Meloni nuk ngurroi të kundërpërgjigjet sërish. Dhe këtë e bëri kështu:

“President Trump, këto sulme të rregullta dhe të paprovokuara janë të pakuptimta. Sa i përket popullaritetit tim, të qenit mikja juaj sigurisht që nuk e ka ndihmuar atë, e as nuk varet nga marrëdhënia ime me ju.

Popullariteti im varet nga aftësia ime për të mbrojtur interesin kombëtar të Italisë, dhe kjo është saktësisht ajo që kam bërë gjithmonë.

Përdorimi i bazave amerikane në Itali rregullohet nga marrëveshje që ne i kemi respektuar gjithmonë, dhe që nuk mund të shkelen për sa kohë që unë jam Kryeministre.

Italia mbetet një komb sovran. Në çdo rast, popullariteti im nuk është çështje që ju takon juve. Ju sugjeroj të fokusoheni te i juaji”, u përgjigj Meloni.