“Metamorfoza”/ GJKKO dënon me 9 vite burg Pellumb Gjokën dhe me 7 vite e 6 muaj ish-shefin e Policisë, Ardit Hasanbegaj! Të dy përfitojnë nga gjykimi i shkurtuar

Kronike

Publikuar: 18/06/2026

“Metamorfoza”/ GJKKO dënon me 9 vite burg Pellumb Gjokën dhe me 7 vite e 6 muaj ish-shefin e Policisë, Ardit Hasanbegaj! Të dy përfitojnë nga gjykimi i shkurtuar

Gjykata e Posaçme ka shpallur vendimin për biznesmenin Pëllumb Gjoka dhe për ish-shefin e Policisë, Ardit Hasanbegaj, pjesë e dosjes ‘Metarmofoza’.

Pëllumb Gjoka është dënuar me 9 vite burg dhe për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi i ulet me 1/3. Kështu që ai do të vuajë 6 vite burg, në një burg të sigurisë së lartë.

Gjoka është shpallur fajtor për sigurim kushtesh për të kryer vrasjen e shtetasve Kleanthi Musabelli, Dorjan Duli dhe Ibrahim Lici.

Ndërkohë Gjoka është shpallur i pafajshëm për akuzën e ‘armëmbajtjes pa leje’. Ai gjithashtu është shpallur fajtor për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe për korrupsion aktiv të funksionarëve të sistemit të drejtësisë.

Ndërkohë ish-shefi i Policisë, Ardit Hasanbegaj, është shpallur fajtor për sigurim kushtesh për vrasjen e Dorjan Dulit dhe Ibrahim Licit, si dhe për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.

Ai është dënuar me 7.6 vite burg. Ndërkohë për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi i ulet me 1/3 dhe ai do të duhet të vuajë 5 vite burg, në një burg të sigurisë së lartë. Po ashtu atij i është hequr e drejta për të ushtruar funksione publike.

/Shqiptarja.com