Protesta, sulmohet Komisionerja e BE: U bë Narta, Kos!

Aktualitet

Publikuar: 16/06/2026

Protesta, sulmohet Komisionerja e BE: U bë Narta, Kos!


Një protestues ishte i radhës që iu drejtua komisioneres së BE për Zgjerimin, Marta Kos duke i thënë se garancia e qeverisë s’është e vlefshme pasi kanë vendosur të grisin kontratën me klasën politike.

“I them znj. Kos, ti mund të marrësh garanci nga kjo qeveri, por ka diçka që e ke harruar: ne shqiptarët e Shqipërisë kemi vendosur ta grisim kontratën 36-vjeçare me këtë klasë politike! Pavarësisht përpjekjeve për ta kapur këtë protestë, inteligjenca e kësaj rinie është më e madhe nga sa mendoni! Teorisë se të gjithë jemi bashkëfajtorë dhe bashkëvuajtës i ka ardhur fundi!”, tha protestuesi. 

Një i ri, me profesion biolog mjedisi, sulmoi Komisioneren e Zgjerimit të BE, Marta Kos duke thënë se “Narta u bë kos”, pas deklaratës së saj se shteti shqiptar ka dhënë garanci për investimet në zonë. Ai tha se “garancitë s’pijnë më ujë” dhe ligji duhet të anulohet, ndërsa pati edhe një ‘sugjerim’ Ministrisë së Mjedisit.

A keni parë protestë më të bukur se kjo? A keni parë që ndërkohë që fëmijët pikturojnë, prindërit, motrat e vëllezërit qëndrojnë këtu prej ditësh për të ardhmen e tyre? Sot morëm vesh që qenka bërë Narta kos dhe këtë e tha Marta Kos.

A ekziston diku tjetër në BE që bëhet vlerësimi i ndikimit në mjedis njëkohësisht me urat e rrugët e reja? Njëkohësisht, ndërkohë që biologët numërojnë shpendët, ndërtuesit bëjnë rrugë.

Mbase është më mirë të riemërtohet Ministria e Mjedisit dhe të quhet Ministria e Turizmit të Paqëndrueshëm. Rama, Marta Kos, nuk pijnë më ujë garancitë këtu! Anuloni ligjin, shkatërrimin dhe bëni një moratorium!”, tha biologu mjedisor.