Partia Demokratike po e merr gati plotësisht në dorë protestën. Në fillim u shfaqën deputetët e PD-së, pastaj mbështetësit e PD-së në protestë dhe më në fund po ngjiten në tribunë gazetarët e medias së familjes Berisha.
Nuk është ndonjë gabim që gazetarë të Syrit drejtojnë protestën, por kjo lë në hije drejtuesit e rrjetit të gazetarëve BIRN, të cilët janë shpallur organizatorë të protestës, si dhe gazetarë të tjerë që janë përfshirë në komisionin organizator. Futja e gazetarëve të familjes Berisha në krye të protestës i jep fund lojës me maska të këtyre gazetarëve që paguhen nga OJQ-të, pasi, me sa duket, ata u përdorën si maskë për t’i dhënë protestës një kopertinë OJQ-sh dhe aktivistësh të shoqërisë civile.