Tentoi të grabiste një bankë me pistoletë lodër, arrestohet autori në Shkozë

Aktualitet

Publikuar: 12/06/2026

Tentoi të grabiste një bankë me pistoletë lodër, arrestohet autori në Shkozë

Një tentativë për grabitjen e një banke është regjistruar paraditen e sotme në zonën e Shkozës.

Sipas informacioneve paraprake, autori i dyshuar ka tentuar të kryejë vjedhjen, por është neutralizuar dhe arrestuar nga forcat e policisë.

Burime paraprake bëjnë me dije se i dyshuari dyshohet të ketë qenë i armatosur me një pistoletë lodër, e cila po verifikohet nga grupi hetimor.

Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe motivet e saj.