Deputetja e PS: Treni i Shqipërisë për në BE s’është ndalur! Ndani mendjen për Zvërnecin, mos e mbroni me dy standarde 

Politikë

Publikuar: 11/06/2026

Deputetja e PS: Treni i Shqipërisë për në BE s’është ndalur! Ndani mendjen për Zvërnecin, mos e mbroni me dy standarde 

Deputetja socialiste, Kiduina Zaka i tha opozitës se treni i Shqipërisë për në BE nuk është ndalur dhe do të realizojë anëtarësimin brenda 2030. Më tej, i kërkoi deputetëve të PD të mbajnë një qëndrim të qartë lidhur me investimin në Zvërnec dhe protestën kundër tij.

Që treni i Shqipërisë për në BE është ndalur, nuk do ta shikoni as në ëndrrat tuaja më të bukura, sepse treni i Shqipërisë për në BE është në një rrugë pa kthim dhe do të realizojë ëndrrën e gjithë shqiptarëve, Shqipërinë në BE brenda 2030. Kolegë të opozitës, ndajeni mendjen se çfarë doni të bëni. Paradite dilni kundër investimit, pasdite në mbështetje të protestës. Nëse doni ta mbroni, bëjeni ashtu siç ju ka hije, jo me dy standarde”, tha Zaka.