Duket se veç demokratëve të Berishës, protestës në ditën e 11-të të saj i është bashkuar edhe profesor Pilinçi, i cili nuk u mjaftua vetëm me mbështetjen për tubimin në Tiranë.
Në një prononcim për mediat, Pilinçi deklaroi se jo vetëm që qëndron pas protestës aktuale para Kryeministrisë, por se është i angazhuar edhe në organizimin e protestave të tjera në rajon, përfshirë atë të studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut.
I pyetur për synimet e tij politike, profesori shkoi edhe më tej, duke shpallur se Edi Rama “ka rënë” dhe se ai vetë e ka tashmë gati qeverinë teknike.
Kështu, protesta që nisi për Zvërnecin duket se ka hyrë në një fazë të re: pas ambientalistëve, opozitarëve, konspiracionistëve dhe demokratëve të mobilizuar, tani ka edhe një qeveri teknike në pritje, të paktën në imagjinatën politike të profesor Pilinçit.