“Doktor, e japim 80% me letra me vlerë”/ Ish ministri i Ekonomisë, Genc Ruli dëshmon sot për dosjen “Partizani”

Kronike

Publikuar: 08/06/2026

“Doktor, e japim 80% me letra me vlerë”/ Ish ministri i Ekonomisë, Genc Ruli dëshmon sot për dosjen “Partizani”

Ai ka qenë aty që ditët e para që Berisha mori pushtetin në vitin 2005 dhe së bashku me ish ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu filluan procedurat e privatizimi në kohë rekord.

Një hap i rëndësishëm ishte kalimi në qeveri i ndryshimeve në ligjin për kthimin dhe kompensimin e pronës, duke e vendosur këtë strukturë nën kontrollin e plotë të Kryeministrit Berisha dhe duke ndryshuar disa kushtet për privatizime.

Para togave të zeza të GJKKO, Ruli do të duhet të përgjigjet se pse u desh nisja me urgjencë e procedurave të privatizimit të qendrës më të madhe sportive në zemër të kryeqytetit, me përmasa 26.000 metra katrorë, qe në fund u pagua vetëm 14.000 euro.

Ka një moment interesant në dosjen e SPAK për aferën “Partizani” që lidhet pikërisht me mënyrën se si është bërë pagesa e privatizimit. Më 17 dhjetor 2008 në mbledhje e qeverisë Genc Ruli i lavdëron Berishës një VKM për ndryshimin e metodologjisë së pagesës së vlerës së objektit, i cili më parë bëhej vetëm në lekë, ndërsa tani parashikohet të bëhet 20% në lekë dhe 80% në bono privatizimi dhe letra me vlerë. Berisha nuk ia kursen një “bravo” vartësit të tij.

Biseda, e transkriptuar në dosjen e SPAK

Genc Ruli: Jo ankandi është veç doktor, por futëm 20% me lekë dhe 80% me letra me vlerë.

Sali Berisha: Bravo, jepe këtë njoftim, se edhe kjo përbën risi.

Ruli: Ma thuaj, si jua keni vlerësuar letrat me vlerë juve këtyre? Unë do të mbroj pronarët, do të bej avokatin e tyre. Dmth si t’ja bëjmë që t’i favorizojmë, t’i marrim ato, se ja ke mbajtur tjetrit, ti e ke shfrytëzuar.

Sali Berisha: Letrat me vlerë ua kemi borxh se nuk i kemi shpërndare, duhet të gjejmë mënyrat që t’i ndihmojmë, t’i heqim këto letrat me vlerë. Këtë e kemi bërë shumë mirë, jam shumë dakort me ty, se nuk i marrim dot, absolutisht. Jepe këtë lajm, është një lajm shumë i rëndësishëm, që u miratua, që 80 për qind ta paguajnë me letra me vlere vetëm pronarët.

/voxnews