Policia e Sarandës ka arrestuar në flagrancë një 37-vjeçar, i dyshuar për armëmbajtje pa leje dhe shitje të lëndëve narkotike.
Sipas njoftimit të policisë, në pranga ka rënë shtetasi Aleksandro Hizmo 37 vjeç, banues në Sarandë.
Arrestimi u bë pas kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë në ambiente dhe subjekte të ndryshme të qytetit, bazuar edhe në informacione të siguruara në rrugë operative.
Gjatë kontrollit në lokalin që administronte 37-vjeçari, në lagjen nr. 4 të Sarandës, si dhe gjatë kontrollit fizik ndaj tij, efektivët gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë me një krehër me 7 fishekë, si dhe një sasi lënde narkotike të dyshuar kokainë.
Sipas hetimeve paraprake, lënda narkotike dyshohet se posedohej me qëllim shitjen në lokalin që administronte i arrestuari.