Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste,Taulant Balla, ka ironizuar kreun e Partisë Mundësia, Agron Shehaj, përmes një reagimi në rrjetet sociale.
Në një postim në Facebook, Balla ka postuar një foto të Shehajt në Aeroportin e Rinasit, duke aluduar për largimin e tij drejt Italisë për pushime pas protestës së qytetarëve kundër ndërtimeve në Zvërnec, ndërsa e cilëson kreun e Partisë Mundësia si “të vetëshpallur lider” të saj.
“Mbaroi protesta, tani i vetshpalluri lider i saj, ikën për weekend në Itali. Ju thashë çunave dhe gocave të flamingove, mos e qasni aty. Ky tradhëtoi Lulin dhe Mulin (Saliun se ze me gojë) jo më ju”, shkruan Balla në postimin e tij.