Nga atentatet te grupi kriminal, GJKKO dënon me burg Florenc Çapjan dhe dy bashkëpunëtorët

Politikë

Publikuar: 02/06/2026

Nga atentatet te grupi kriminal, GJKKO dënon me burg Florenc Çapjan dhe dy bashkëpunëtorët

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka dënuar me nga 6 vite burg Florenc Çapjan, Alket Xhixhën dhe Elvin Merlikën, pasi u shpallën fajtorë për disa vepra penale që lidhen me krimin e organizuar dhe përgatitjen e atentateve.

Për shkak të përfitimit nga gjykimi me procedurë të shkurtuar, dënimi i secilit prej tyre u ul në 4 vite burg.

Sipas vendimit të gjykatës, Çapja, Xhixha dhe Merlika akuzohen për veprat penale “sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale” dhe “grupi i strukturuar kriminal”.

Nga hetimet rezulton se Alket Xhixha dhe Elvin Merlika akuzohen për sigurimin e kushteve për eliminimin e Indrit Dokles, ndërsa Florenc Çapja për sigurimin e kushteve dhe mjeteve materiale për vrasjen e Sokol Sanxhaktarit.

Të tre të dënuarit konsiderohen persona me lidhje të afërta me Ervis Martinajn, i cili rezulton i zhdukur që prej muajit gusht të vitit 2022.

Në dëshminë e tij si bashkëpunëtor i drejtësisë, Nuredin Dumani ka deklaruar se Ervis Martinaj kishte ofruar 500 mijë euro për eliminimin e Indrit Dokles, të cilin e konsideronte kundërshtar.

/pamfleti