Dëshmia e Dumanit dënon 3 vetë/ “Plumbi i Artë”, Çapja, Merlika e Xhixha nga 4 vite burg

Kronike

Publikuar: 02/06/2026

Dëshmia e Dumanit dënon 3 vetë/ “Plumbi i Artë”, Çapja, Merlika e Xhixha nga 4 vite burg

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 18 vite burg në total dy ushtarët e Ervis Martinaj dhe një të pandehur tjetër, të cilët u hetuan në një fraksion të ndarë për dosjen Plumbi i Artë.

Florenc Çapia , Alket Xhixha dhe Elvin Merlika u dënuan me nga 6 vite burg secili për kryerjen e veprave penale “sigurim i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal” , “grup i strukturuar kriminal.

Treshja e gjyqtarëve Kujtim Vraniçi, Rudina Palloj dhe Marinela Osmani komunikuan zbritjen e dënimit në 4 vite për të tre, pasi ata u gjykuan me procedurë të shkurtuar.

Prokuroria e Posaccme faktoi se Alket Xhixha me Elvin Merlikën kanë bashkëpunuar në formën e një grupi të strukturuar kriminal me Ervis Martinaj për të vrarë Indrit Doklen.

Plani për vrasjen e tij u zbulua fillimisht nga bashkëpunëtori i drejtësisë Nuredin Dumani, i cili pranoi se kishte marrë porosi nga Martinaj për vrasjen e Dokles në këmbim të 500 mijë eurove.

Ndërsa Florenc Capia u gjet fajtor për sigurim kushtesh dhe mjetesh për vrasjen e Sokol Sanxhaktarit dhëndrit të ish-kryebashkiakut të Elbasanit Qazim Sejdini, në korrik të vitit 2020 plan që nuk u realizua.

Përveç kësaj çështje, Capia është dënuar me burgim të përjetshëm si një nga porositësit e vrasjes së babë e birë, Gentian dhe Nezir Beqiri në vitin 2012 në Elbasan.