Reagimi i Ministrisë greke për Zvërnecin, Mustafa Nano: Nuk të lënë rehat as mizat

Aktualitet

Publikuar: 01/06/2026

Reagimi i Ministrisë greke për Zvërnecin, Mustafa Nano: Nuk të lënë rehat as mizat

Gazetari Mustafa Nano ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në Zvërnec, pas reagimit të Ministrisë së Jashtme të Greqisë për çështjen e të drejtave dhe pronave të anëtarëve të minoritetit grek në zonë.

Përmes një reagimi, Nano ironizon situatën duke komentuar ndërhyrjen e Athinës në këtë çështje.

“Lidhur me ngjarjen në Zvërnec, paska reaguar edhe Ministria e Jashtme e Greqisë në mbrojtje të ‘të drejtave dhe pronave të anëtarëve të Minoritetit grek’ atje!!! Lëre gomarin që na ngordhi, por nuk të lënë rehat as mizat”, shkruan ai.