Ndahet nga jeta mjeku dhe ish-kryetari i Bashkisë së Vlorës, Neki Dredha, babai i Ermal Dredhës

Aktualitet

Publikuar: 29/05/2026

Ndahet nga jeta mjeku dhe ish-kryetari i Bashkisë së Vlorës, Neki Dredha, babai i Ermal Dredhës

Është ndarë nga jeta këtë të premte Neki Dredha, ish-kryetar i Bashkisë së Vlorës në vitet 1998-2000 dhe babai i ish-kryebashkiakut të Vlorës, Ermal Dredha.

Neki Dredha ishte mjek me profesion dhe një nga figurat e njohura të shëndetësisë në qytetin e Vlorës. Përveç angazhimit në mjekësi, ai mbajti edhe detyrën e Kryetarit të Bashkisë së Vlorës.

Gjatë karrierës së tij, Dredha u angazhua edhe në fushën e letërsisë dhe publicistikës, duke botuar disa libra me karakter poetik dhe memorialistik. Një prej veprave të tij më të njohura është poema narrative “Labëria Magjike”. Ai është gjithashtu autor i shkrimeve kushtuar historisë së mjekësisë dhe figurave të shquara të shëndetësisë shqiptare.