Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoja, shtyhet gjyqi ndaj Plaurent Dervishajt dhe Julian Meçes

Kronike

Publikuar: 29/05/2026

Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoja, shtyhet gjyqi ndaj Plaurent Dervishajt dhe Julian Meçes

Gjykata e Posaçme ka shtyrë sërish procesin gjyqësor ndaj Plaurent Dervishajt dhe Julian Meçes, të akuzuar për atentatin ndaj ish-prokurorit, Arjan Ndoja.

Shkak i shtyrjes u bë mungesa e avokatëve të të pandehurit Dervishaj.

Procesi ka mbetur në fazën e paraqitjes së konkluzioneve të mbrojtës. Në seancën e 8 majit SPAK lexoi pretencën ndaj të pandehurve ku kërkoi dënimin me burgim të përjetshëm për Plaurent Dervishaj dhe 35 vite burg për Julian Meçajn.

Kujtojmë se në atentatin e ndodhur në 1 Nëntor të 2019 tek mbikalimi i Shkozetit u plagos ish-prokurori Arian Ndoja, Aleksandër Laho i njohur si Rrumi i Sukthit dhe Andi Maloku, shoferi i ish-prokurorit i cili humbi jetën një javë më vonë në spital.