Bashkëpronari dhe administratori i kompanisë Inerti shpk Florjan Muha përfaqëson një nga linjat e administratores së Operatorit të Blerjeve të Përqendruara Alrinda Pogaj për korrupsionin me tendera. Pazaret me tendera finalizohen nga bashkëshorti i Arlinda Pogajt, Edigen Pogaj dhe biznesmeni Florjan Muha, i skeduar për korruptimin e disa përfaqësuesve të autoriteve publike. Sipas disa sinjalizimeve, Muha i jep Edigen Pogajt cash 20-30 % të vlerës së tenderit, ndërsa Arlinda Pogaj firmos tenderin për kompaninë Inerti të Muhos.

(Florjan Muho)
Nëse SPAK dhe BKH kanë vullnet për të goditur këtë skemë korrupsioni, hetuesit le të bëjnë një verifikim të qelizave të telefonave të Edigen Pogajt dhe pronarëve të kompanive, të cilët kanë përfituar tendera me pazar në tavolinë nga Arlinda Pogaj, bashkëshortja e sekserit Edigen Pogaj, jurist te kompania Shpresa al e Lush Osmanit. Përmes një numri të huaj, Edigen Pogaj u telefonon dhe u shkruan mesazhe biznesmenëve, të cilët i takon kryesisht në fillim të Bulevaesit Zogu I si dhe në Rrugën Myslym Shyri.

(Edigen Pogaj)
Në këto takime pazaresh paracaktohen tenderat që firmos më pas Arlinda Pogaj e OBP-së, bashkëshortja e Edigen Pogajt. (Në vijim do të publikojmë numrin e huaj, mesazhe dhe biseda të përgjuara të Edigen Pogajt me disa biznesmenë). Kjo skemë ka prodhuar dhjetëra milionë euro para korrupsioni. Paratë janë investuar në pasuri të paluajtshme në emrin e personave të besuar. Gjithashtu, çifti Edigen dhe Arlinda Pogaj besohet se mbajnë të fshehura miliona euro cash.
Alrlinda Pogaj ka firmosur tendera për bosin e prostitucionit Lefter Lamajn, trafikantin Gëzim Salillarin i njohur si Gëzimi i Kashtës, mashtruesin Nadir Çausholli, Behar Çukaj, Safet Gjici, Eral Myftaraj, Jetmir Pepa, Klod Allajbeu, Elgert Laskaj, Janis Karathano, Merita Sheqi, Artur Kadareja, Orion Struga, Lulzim Qefalia, Argita Bojaxhiu, Aqif Hoxha, Shkëlqim Verdha, Shpresa Joanidhi, Engjëll Hoxha, Hervin Fora, Orjada Jaho, Ermal Rizaj, Albert Metani, Rasim Hamzaraj, Ilir Shehu, Fredi Marra, Florjan Muha, Besnik Çullhaj, Gentian Kreka, Shaqir Alcani, Gentiana Peshkatari, Ardian Sulollari, Agim Kajmaku, Piro Zoga, Xani Zoga, Jemin Toto etj.
Florjan Muha vodhi edhe paratë e varrezave
Në 29 dhjetor të vitit 2021, Irland Sina, në atë kohë nënkryetar i Bashkisë Elbasan, me autorizim të kryetarit Gledian Llatja, shpalli fituese kompaninë Inerti shpk të tenderit me objekt ‘Rikonstruksion dhe ndërhyrje në linjën KUZ dhe ndërtim i sheshit të parkimit të Varrezave Publike’.

Në garë morën pjesë 16 kompani të njohura dhe me përvojë, si Shpresa – AL, Nika, ASI-2A CO, ED Konstruksion, Bajrami N, Curri, Shëndelli, Fled, Avduli, Be – IS, Sireta 2F etj.
Në këtë rast, kompania Inerti paraqiti ofertën më të ulët, rreth 270 mijë euro, në raport me fondin limit 460 mijë euro, duke fituar kështu tenderin.
Në 23 mars 2022, Bashkia Elbasan firmos kontratën me kompaninë e ndërtimit Inerti shpk për realizimin e punimeve brenda 5 muajsh.
Gjatë zbatimit të kontratës, kompania Inerti shpk përvetëson paratë publike, përmes certifikimit të punimeve fiktive.

Vjedhja është konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit në një raport auditimi të veprimtarisë së Bashkisë Elbasan për vitin 2022.
Shuma e vjedhur është një bakshish në raport me abuzimet e mëdha në Bashkinë Elbasan, por tregon se sa e babëzitur, e verbuar dhe e pamëshirshme është kjo çetë hajdutësh sa që përlajnë edhe paratë publike për varrezat.
Kompania Inerti shpk është në pronësi të Halil dhe Florjan Muha. Ky i fundit është administrator.

Kompani ka fituar gjatë viteve të fundit, e vetme dhe në bashkëpunim, mbi 40 mijë euro tendera publikë, duke arritur kulmin me rindërtimin. Kur përlau paratë për parkingun te varrezat, vështirë të besohet se e ka mbajtur dorën gjatë zbatimit të kontratave të tjera publike.