Nga Mentor Kikia
Bëra një shënim, sapo mësova për ngjarjen e rëndë në rrugën Elbasan – Librazhd. Shkruajta shpejt, pasi njoh vendin dhe zonën. Një zonë e rrezikshme, ku nuk kanë munguar dhe nuk do të mungojnë aksidentet, nëse nuk ndërhyhet.
Nuk e dija kush është shoferi, por kjo nuk ndryshon asgjë meqë doli se ishte Petri, një njeri publik.
Nuk e di nëse është fajtor, por në qoftë, të paguajë çfarë ligji i ka rezervuar deri në fund.
Përtej turmës së etur për shqyerje, unë vazhdoj të ngre zërin e të them se, paralelisht me ndëshkimin e shoferave të çmendur, shumë aksidente mund të evitohen duke përmirësuar kushtet e sigurisë, duke ndërtuar mbi e nën kalime për banorët lokalë.
Por edhe duke punuar më shumë me edukimin e fëmijëve, duke i mësuar të jenë më të kujdesshëm.
Shpresoj që të mos shkuaj më për këtë vend e për këtë arsye!