Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me procesin e integrimit europian të Shqipërisë, duke hedhur poshtë pretendimet për bllokim të negociatave me Bashkimin Europian.
Nga Bundestagu në Berlin, Balla bëri të ditur se ka zhvilluar një takim me kryetarin Anton Hofreiter dhe anëtarët e Komitetit për Çështjet e Bashkimit Europian, teksa shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë ndaj Shqipërisë.
“Mirënjohje Bundestagut dhe Qeverisë Federale për mbështetjen e vazhdueshme në rrugëtimin europian të Shqipërisë. Ecim përpara drejt përmbylljes së negociatave brenda vitit 2027”, shkruan Balla.
Në fund të reagimit të tij, ai ironizon debatet mbi ecurinë e procesit të integrimit me pyetjen: “Kush tha që janë bllokuar negociatat?”.