Fatime Kryemadhi miliona euro pasuri duke shitur qepë. Monika: Mamaja i ka paratë me djersë

Aktualitet

Publikuar: 12/05/2026

Fatime Kryemadhi miliona euro pasuri duke shitur qepë. Monika: Mamaja i ka paratë me djersë

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur të ndajë dosjen “Meta”, duke veçuar procedurat gjyqësore për disa prej të pandehurve në çështjen që lidhet me akuzat për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi do të gjykohen me procedurë të zakonshme.

Fatime Kryemadhi, Pirro Xhixho dhe Ema Çoku do të gjykohen me gjykim të shkurtuar. Pas kësaj vendimarrje të GJKKO, Monika Kryemadhi tha se mamaja e saj Fatime Kryemadhi i ka paratë me djersë. Zonja Fatime Kryemadhi si të ardhura të ligjshme ka një pension të zakonshëm, ndërsa disa shoqe të saj kanë pohuar se ajo ka shitur qepë në Qytetin Studenti.

Të shesës qepë është një punë e nderuar, por nuk të sjellë kurrsesi të ardhura të atilla për të blerë vila, për të bërë pallate dhe për të futur para cash me çanta nëpër banka të nivelit të dytë.

Ja sa para cash futi me çanta Fatime Kryemadhi në banka

Sipas dosjes, Meta dhe Monika kanë përdorur sistematikisht Fatime Kryemadhin për të futur në xhep paratë e aferave, për të fshehur pasuri dhe pastruar para. Sipas dosjes, Fatime Kryemadhi paraqitej me çanta me para cash në bankat e nivelit të dytë, para që më pas tërhiqeshin nga Monika Kryemadhi si të ishin të ligjshme.

Monika Kryemadhi mblidhte paratë e korrupsionit me pasuritë dhe paratë publike. Këto para i çonte cash te mamaja e saj Fatime Kryemadhi. Më pas, zonja Fatime i fuste në sistemin bankar pa asnjë dokument justifikues. Sipas dosjes së SPAK, në periudhën shkurt-dhjetor 2009, Fatime Kryemadhi ka hedhur cash në llogaritë e Monika Kryemadhit 138 mijë euro, shumë kjo që nuk është deklaruar nga Monika pasi nuk kishte se si t’a justifikonte.

Në vitin 2010, Fatime Kryemadhi ka futur qindra mijëra euro cash në sistemin bankar, për të mbuluar blerjen e pasurive të paluajtshme nga Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi.

Në vitet në vijim kjo skemë pastrimi parash është intensifikuar. Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi mbushnin çantat me para korrupsioni, ia jepnin Fatimes dhe kjo e fundit i fuste në banka, të cilat nuk guxonin të raportonin në institucionet përkatëse. Gjithashtu, Monika Kryemadhi dhe vajza e saj rezulton se përdornin kartën e kreditit të Fatime Kryemadhit për shpenzime të ndryshme jashtë vendit, blerje, hotele etj.

Gjatë viteve 2020-2022, Meta dhe Kryemadhi kanë fshehur edhe 100 mijë euro në një llogari dyemërore të vajzës Bora Metaj dhe gjyshes së saj Fatime Kryemadhi.

Hetimet e SPAK-ut kanë provuar një akademi korrupsioni të ngritur nga Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi.

Përdorën vdekjen e burrit të Fatimes për të pastruar para

Vjehrra e Ilir Metës, Fatime Kryemadhi ka përdorur dhe shfrytëzuar edhe vdekjen e bashkëshortit të saj, për të mbuluar pastrimin e parave të pista dhe justifikuar blerjen e një apartamenti në ish Bllok. Zonja Fatime, e cila shërbente si arkë apo bankomat i çiftit Meta-Kryemadhi, ka deklaruar se njerëzit i kishin hedhur 100 milionë lekë në ngushëllimin për humbjen e bashkëshortit.

Nga të ardhurat e qirasë dhe nga të ardhurat nga puna e saj, Fatimja kishte blerë edhe një apartament 1+1 në vendin e quajtur Dolce Vita në Durrës. Këtë apartament më vonë e
kishte shitur, por nuk mbante mend as çmimin e blerjes dhe as atë të shitjes. Në lidhje me apartamentet që ajo kishte blerë nga kompania Bjorn shpk, Fatimja deklaron se i kishte blerë këto apartamente me paratë që njerëzit i kishin hedhur për ngushëllim kur i vdiq bashkëshorti. Fatime Kryemadhi deklaron nuk mbante mend se sa lekë i kishte blerë apartamentet por mbante mend se likujdimin e kishte bërë nëpërmjet bankës. Fatime Kryemadhi deklaron se nga paratë që njerzit i kishin dhënë për ngushëllim ishin mbledhur rreth 100 milionë lekë të vjetra, dhe apartamentet që bleu me këto të ardhura i shkëmbeu më vonë me apartamentin ku banonte Lefteri Haxhiu, te pallati i Fratarit në ish Bllok, ku jetonte me Monikën. E pyetur se çfarë toke i kishte shitur shtetasit Gentjan Sula, për vlerën 246.000 USD, fakt ky i deklaruar në bankën ku kishte depozituar paratë, Fatime…
“, thuhet në dosjen e SPAK-ut.

Sipas dosjes, Meta dhe Monika kanë përdorur Fatime Kryemadhin për të fshehur pasuri dhe pastruar para.

Konkretisht, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, gjatë viteve 2009-2010, kanë blerë një apartment dublex në ish Bllok me vlerë 645 mijë euro, kamufluar me një kredi 335 mijë euro.

Fillimisht, Fatime Kryemadhi ka derdhur cash në bankë 310 mijë euro dhe më pas ka shlyer kredinë 335 mijë euro po me para cash. Shuma 645 mijë euro besohet se janë para korrupsioni të Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit.

Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi kanë përdorur Fatime Kryemadhin edhe për të mbuluar shpenzimet për shërbime estetike, duke paguar në një rast 100 mijë euro nga llogaria e saj.