Nga Europa e SHBA, ‘boom turistësh’ në Shqipëri – Rama: Muaji prill shënoi rekord pozitiv

Turizëm

Publikuar: 09/05/2026

Nga Europa e SHBA, ‘boom turistësh’ në Shqipëri – Rama: Muaji prill shënoi rekord pozitiv

Muaji Prilli shënoi një tjetër rekord pozitiv për turizmin shqiptar. Shqipëria mirëpriti 891,414 vizitorë të huaj, ose +8.8% më shumë krahasuar me prillin e vitit 2025, duke konfirmuar interesin në rritje për vendin tonë si një nga destinacionet më tërheqëse në rajon.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale statistikat e fundit të turizmit, duke theksuar rritjen e ndjeshme të vizitorëve nga vende të ndryshme të botës, nga Europa deri në Amerikën e Veriut.

Sipas të dhënave të publikuara, rritjet më të larta u regjistruan nga:
???? +266.1% nga Lituania
???? +265.4% nga Danimarka
???? +81.1% nga Polonia
???? +52.5% nga Spanja
???? +37.3% nga Kanadaja
???? +28.7% nga SHBA
???? +25% nga Belgjika
???? +22.8% nga Franca
???? +20% nga Italia
???? +11.2% nga Mbretëria e Bashkuar

Në postimin e tij, Rama theksoi se turistët po zgjedhin gjithnjë e më shumë Shqipërinë për natyrën, kulturën, bregdetin dhe mikpritjen autentike shqiptare, ndërsa vendi po konsolidohet si një destinacion turistik në rritje në Europë.