Përfshihet nga flakët një lokal në Radhimë, nisen zjarrfikëset dhe policia drejt vendit të ngjarjes

Kronike

Publikuar: 08/05/2026

Përfshihet nga flakët një lokal në Radhimë, nisen zjarrfikëset dhe policia drejt vendit të ngjarjes

Një lokal është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në zonën e Radhimës në Vlorë.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, drejt vendit të ngjarjes janë nisur forcat zjarrfikëse dhe shërbimet e policisë për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit dhe sigurimin e zonës.

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa pritet që grupi hetimor të zbardhë rrethanat e ngjarjes.