Bashkatdhetarët e Ukrainës, prej 5 shekujsh ruajnë gjuhën dhe zakonet shqiptare

Aktualitet

Publikuar: 07/05/2026

Bashkatdhetarët e Ukrainës, prej 5 shekujsh ruajnë gjuhën dhe zakonet shqiptare

Përveç arbëreshëve të Italisë, në shekullin e 16-të, disa mijëra shqiptarë të tjerë emigruan drejt lindjes së Evropës duke u vendosur fillimisht në Bullgari dhe më pas në Ukrainë. Dhe për5 shekuj kanë arritur të ruajnë gjuhën dhe zakonet shqiptare.

Një çift bashkëshortësh, pjesë e komunitetit shqiptar të Ukrainës janë rikthyer ne vendlindjen e të parëve të tyre në Pogradec, pasi sipas të dhënave historike pjesa dërrmuese e shqiptarëve që emigruan në atë kohë ishin nga juglindja e vendit.

Ndonëse pasardhës të shqiptarëve që kanë emigruar mbi 400 vite më parë, çifti i bashkëshortëve Mihail dhe Kirano Siupur, tregojnë për A2 CNN në gjuhën shqipe si ruajnë gjuhën dhe zakonet dhe natyrisht emocionet që ndjejnë kur vijnë në vendin e lindjes së të parëve të tyre.

Madje shpesh ato ftojnë miqtë e tyre në Ukrainë që të vizitojnë Shqipërinë. Ata shprehen se me mbarimin e luftës do të ftojnë të gjithë komunitetin e shqiptarëve që jetojnë në Karakurt të Ukrainës që të vijnë dhe të vizitojnë vendlindjen e të parëve të tyre.