Tritoli në biznesin e tij, Noizy paraqitet në GJKKO si dëshmitar për gjyqin ndaj Laert Haxhiut

Kronike

Publikuar: 06/05/2026

Tritoli në biznesin e tij, Noizy paraqitet në GJKKO si dëshmitar për gjyqin ndaj Laert Haxhiut

Reperi Noizy dhe babai i tij, Bashkim Rajku, janë paraqitur në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në kuadër të procesit gjyqësor ndaj Laert Haxhiut, ish-kreut të bandës së Lushnjës.

Ata bëjnë pjesë në listën prej rreth 60 dëshmitarësh të kërkuar nga mbrojtja e Haxhiut, i cili po përballet me akuza për drejtim të grupit kriminal dhe përfshirje në 14 ngjarje të rënda kriminale, mes tyre vrasje, atentate, vendosje tritoli dhe grabitje me armë.

Në lidhje me episodin e shpërthimit me tritol në biznesin e Noizy-t në Durrës, avokatët kanë kërkuar dëshminë e Bashkim Rajkut, si edhe të Kleviol Ahmetajt, i njohur në publik me emrin artistik “Cllevio”.