Eksperimenti i ri në Kinë, robotët ndihmojë policët në menaxhimin e trafikut

Botë

Publikuar: 05/05/2026

Eksperimenti i ri në Kinë, robotët ndihmojë policët në menaxhimin e trafikut

Në qytetin Hangzhou të Kinës janë vendosur robotë humanoidë me qëllim mbështetjen e policisë së trafikut dhe orientimin e këmbësorëve.

Këta robotë janë pozicionuar në kryqëzimet kryesore të qytetit, si pjesë e masave për të lehtësuar menaxhimin e qarkullimit rrugor gjatë periudhës së festave të majit. Ata janë vërejtur duke udhëzuar si këmbësorët ashtu edhe automjetet, duke përdorur lëvizje të krahëve për të sinjalizuar trafikun dhe duke ndërvepruar me kalimtarët në zonë.

Sipas autoriteteve, në total janë vënë në shërbim 15 robotë humanoidë, të cilët po ndihmojnë oficerët e policisë në qytet.

Prania e këtyre makinerive ka tërhequr vëmendjen e shumë qytetarëve, të cilët janë ndalur për të bërë foto dhe video të tyre.