Tiranë/ Përshtati lokalin për organizim të lojërave të fatit, arrestohet 54-vjeçari

Aktualitet

Publikuar: 04/05/2026

Tiranë/ Përshtati lokalin për organizim të lojërave të fatit, arrestohet 54-vjeçari

Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë administratorin e një lokali në rrugën “Haxhi Hysen Dalliu”, shtetasin S. Z., 54 vjeç.

Gjatë kontrolleve në ambientet e subjektit, u konstatua se në tre celularë ishin aktivizuar faqe të përdorura për vendosjen e basteve sportive.

Lokali ishte përshtatur për organizimin e lojërave të fatit, duke shkelur ligjin.

Policia njofton se kontrollet për evidentimin dhe goditjen e kësaj veprimtarie të paligjshme do të vijojnë në zona të ndryshme të kryeqytetit.