Sekuestrohet “Audi SQ8” me vlerë 50 mijë euro në Tiranë, ishte vjedhur në Itali

Kronike

Publikuar: 03/05/2026

Sekuestrohet “Audi SQ8” me vlerë 50 mijë euro në Tiranë, ishte vjedhur në Itali

Policia ka sekuestruar një automjet luksoz tip Audi SQ8, i cili dyshohet se ishte vjedhur në Itali dhe ishte futur në Shqipëri me qëllim shitjeje.

Sipas njoftimit, automjeti me vlerë rreth 50 mijë euro u identifikua gjatë veprimeve hetimore dhe operacionale të zhvilluara në kuadër të operacionit të koduar “Stolen Line”, që synon goditjen e trafikimit të mjeteve të vjedhura jashtë vendit.

Mjeti rezulton i vjedhur në Itali, ndërsa për rastin është proceduar penalisht shtetasi V. T., 44 vjeç, i dyshuar se e ka transportuar automjetin në Shqipëri për ta shitur.