Bordi ul me 2 lekë çmimin e naftës, nga sot shitet me 206 lekë/litri! Benzina shkon në 184 lekë litri

Ekonomi

Publikuar: 02/05/2026

Bordi ul me 2 lekë çmimin e naftës, nga sot shitet me 206 lekë/litri! Benzina shkon në 184 lekë litri

Bordi i Transparencës ka ndryshuar çmimin e naftës, e cila është ulur me 2 lekë dhe tani do të shitet me 206 lekë/litri.

Benzina është ulur me 1 lekë dhe tani do të shitet me 184 lekë litri.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hyjnë në fuqi sot datë 2 ora 16:00.