GJKKO dënon me 1 vit e 4 muaj burg Ervis Detin! Memës dënimi i konvertohet në shërbim prove, Çukaj lirohet nga qelia

Kronike

Publikuar: 28/04/2026

GJKKO dënon me 1 vit e 4 muaj burg Ervis Detin! Memës dënimi i konvertohet në shërbim prove, Çukaj lirohet nga qelia

GJKKO ka dënuar Edison Çukaj alias Gjoka me 1 vit e 6 muaj burg, nga të cilat, në bazë të gjykimit të shkurtuar, ai do të duhet të bënte vetëm 1 vit burg. Por për shkak se koha e kaluar në paraburgim është më e madhe sesa dënimi i tij, Gjykata ka urdhëruar heqjen e masës së arrestit ndaj tij.

Po ashtu GJKKO ka dënuar Ervis Detin me 2 vite burgim, nga të cilat për shkak të gjykimit të shkurtuar do të duhet të bëjë vetëm 1 vit e 4 muaj burg.

Gjithashtu Gjykata e Posaçme vendosi dënimin e Bexhed Mema me 2 vite burg, nga të cilat do të duhet të bënte vetëm 1 vit e 4 muaj, për shkak të gjykimit të shkurtuar. Por Gjykata e ka pezulluar ekzekutimin e vendimit për dënimin e tij me burg.

Në total për këtë grup ishin lëshuar 29 masa sigurie. Ervis Deti, Edison Cukaj alias Gjoka dhe Serxhio Shkodra u akuzuan se kishin konsumuar elementët e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Bexhed Mema ka konsumuar elementët e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Naim Beluli, me funksion kontrollor ka konsumuar elementët e veprës penale të “Shpërdorimi i detyrës”.