Luana Vjollca nuk lëshon shtëpinë e Krenar Çoçajt te Kodra e Diellit, ish i dashuri biznesmen do bëhet baba

Dosje rozë

Publikuar: 26/04/2026

Luana Vjollca nuk lëshon shtëpinë e Krenar Çoçajt te Kodra e Diellit, ish i dashuri biznesmen do bëhet baba

Ditët e fundit media kanë raportuar se çifti i ri i showbizit Endi Demneri dhe Krenar Çoçaj do bëhen prindër. Biznesmeni dhe ish misi janë në pritje të një djali. Ky lajm duket se vulos përfundimisht si të shkuar historisë së lidhjes së biznesmenit Çoçaj me moderatoren Luana Vjollca. Megjithatë, Luana Vjollca mësohet se vijon të qëndrojë në apartamentin luksoz të biznesmenit Krenar Çoçaj tek Kodra e Diellit.

Sipas burimeve, pas ndarjes, Çoçaj i ka kërkuar disa herë Luana Vjollcës të lirojë apartamentin e tij, por moderatorja ka kërkuar disa herë kohë. Teksa Luana Vjollca po bën rezistencë për të mbledhur plaçkat, nuk përjashtohet mundësia që Çoçaj t’i kërkojë policisë për t’a nxjerrë me forcë moderatoren nga shtëpia e tij tek Kodra e Diellit.

Krenar Çoçaj do bëhet baba

Modelja Endi Demneri është në pritje të ëmbël dhe pritet të bëhet nënë për herë të parë. Sipas raportimeve nga “Iconstyle”, ajo ka organizuar së fundmi një festë ‘gender reveal’ në Sarandë, ku është zbuluar se pret një djalë. Babai i fëmijës është Krenar Çoçaj.

Lidhja mes tyre u përfol gjatë verës së kaluar, pasi u publikuan pamje të dyshes në Ibiza, ku afrimiteti i tyre u interpretua si shenjë e një romance.

Deri tani, as Endi Demneri dhe as Krenar Çoçaj nuk kanë bërë një deklaratë publike për këtë fazë të re në jetën e tyre. Megjithatë, burime pranë tyre bëjnë të ditur se çifti pret një djalë.

Zbulimi i gjinisë në Sarandë është mbajtur në një rreth të ngushtë, larg vëmendjes publike, ndërsa modelja vazhdon të tregojë diskrecion gjatë kësaj periudhe. Mbetet për t’u parë nëse do të ketë një konfirmim publik në vijim.