Gjendet një kufomë në zonën e Cardhakut. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se viktima ka humbur prej 6 muajsh dhe është gjetur mbrëmjen e sotme. Viktima është identifikuar dhe është endacak ndërsa nuk ka shenja dhune në trup nga kqyrja paraprake. Trupi është dërguar në morgun e spitalit të Korçës ku do ti nënshtrohet autopsisë për të parë edhe sa ditë ka që ka ndërruar jetë. Policia ndërkohë po kryen veprimet hetimore për rastin.